Profesori universitar Blerim Latifi ka folur për politikën e jashtme të Kosovës. Ai thotë se problemi nuk është te individët por ekipi.
“Ti mundesh me marrë Ajnshtajnin me bo Ministër të Punëve të Jashtme ose ndonjë gjeni tjetër me zgjedh, por problemi është se raporti objektiv i forcave, konjuktura objektive, e forcave ndërkombëtare ty ta pamundëson me ecë tutje”, theksoi Latifi në Pressing.
“Ti e ki Bashkimin Europian i cili formalisht dhe realisht nuk të njeh si shtet sepse pesë vende të BE’së vazhdojnë me mbështet pozicionin e Serbisë”, tha ai.
“Jo Donika Gervalla, po 200 Donika Gërvalla bjeri në krye të Ministrisë, t’i s’ki me mujtë atë fakt me ndryshu. Nëse nuk di me luajt lojën Uashington-Bruksel-Prishtinë-Beograd”, tha Latifi.
“Politika e jashtme ndërtohet me ekipe’, tha ai.