×
  • Lajme
  • Lajme

    Mefail Bajqinovci flet sërish pas djegies së veturës: Gati u djega në të, pak gishtat më janë djegur

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 23:57

    Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shpëtuar pa lëndime të mëdha nga incidenti ku u dogj vetura e tij.


    Bajqinovci në Edicionin Special në Klan Kosova ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

    Ai tha se atij i janë djegur dy gishta.

    “Mirë. Pak gishtat më janë djegur dhe pak rrobat por në përgjithësi me shëndet mirë. Unë isha duke shkuar deri në një vend dhe sapo e ndeza veturën, nuk e di a janë 100 metra sepse ka qenë në kamera e gjitha ajo pjesë ku është djegur vetura dhe kam parë tym brenda dhe jam kthyer pak prapa. Duke u kthyer prapa ka filluar flaka nga këmbët. E kam ndal veturën në një parking në mes të rrugës, sepse e pashë që filloj të digjet vetura dhe kam dalë”.

    “Kam tentuar që më një pallto timen ta ndali flakën por ka qenë e pamundur sepse flaka vinte nga këmbët. E kam hapur pjesën e haubës dhe kam tentuar ta heq akumulatorin por edhe aty e mori flaka dhe e pashë që nuk është e mundshme të bëj asgjë”.

    “Pastaj së bashku me një djalë unë i kam thirrur policinë dhe ai i ka thirrur zjarrfikësat. Ngjarja është zhvilluar shumë shpejt diku për rreth 6-7 minuta vetura është djegur vetura. Sa isha duke u kthyer prapa, e lashë veturën midis rrugës i hapa dyert dhe dola, sepse e pashë që vetura po digjet”.

    Kandidati i Vetëvendosjes për deputet shtoi se gati sa nuk u dogj edhe ai brenda veturës.

    “Këtë veturë e ndezi pak më rrallë, një herë në javë. Kështu shkoj me të diku pak më larg. Por, sot nuk e kisha mundësinë të shkoj askund sepse gati u djega në të”.

    Ai theksoi se nuk mundet të paragjykojë se a ka qenë ndonjë defekt teknik apo dikush ka vendosur diçka brenda veturës që të digjet.

    “Nuk mund të paragjykojë sepse janë organet e hetuesisë që po merren me rastin. Por, rrethi ku ka qëndruar vetura por edhe perimetri prej 50-60 metrash komplet ka qenë në kamera. Nuk mund të them nëse ishte defekt apo dikush kishte vendosur diçka në të që të djeget. Por, unë gati u djega. Këtë di ta them”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!