×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i Policisë së Kosovës edhe në Lipjan, flet kryetari Imri Ahmeti

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 10:41

    Policia e Kosovës ka zhvilluar sot aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.


    Në këtë aksion janë arrestuar katër zyrtarë të të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, në mesin e tyre edhe ushtruesi i detyrës, Agim Nuha.

    Policia e Kosovës po raportohet është duke kryer aksione edhe në komunën Lipjanit.

    Reporteri.net ka kontaktuar me kreun e Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili ka thënë se në komunën që udhëheq nuk është duke u zhvilluar asnjë aksion nga policia.

    “Jo në komunë, në administratën e komunës nuk është duke ndodhur asnjë aksion i policisë, në shtëpia private nuk e di”, ka thënë ai për Reporteri.net.

    Kujtojmë se Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se sot po kryen disa aksione në disa rajone të vendit, pa treguar saktësisht në cilat. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!