Pajtim Krasniqi, inspektor në komunën e Lipjanit, është njëri nga të arrestuarit e aksionit të sotëm për keqpërdorim me fondet për bujqësi në Ministrinë e Bujqësisë.
Krasniqi, është kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Akllap, i cili është zgjedhur me 24 qershor 2019.
Po ashtu, Krasniqi është edhe anëtar i kryesisë së LDK-së në komunën e Lipjanit.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion, ku kanë arrestuar disa persona për keqpërdorim me fonde për zhvillimin e bujqësisë.
Reporteri.net gjatë ditë ka raportuar për arrestimet duke xhiruar momentet e arrestimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.