×
  • Lajme
  • Lajme

    I arrestuan burrin dhe i sekuestruan mijëra euro, por familja Statovci arsyeton paratë e gjetura në shtëpinë e tyre

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 18:49

    Luan Statovci është një nga të arrestuarit e aksionit të sotëm policor, në shtëpinë e të cilit në Batllavë, iu gjetën para.


    Ai mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë për Pagesa Direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, njofton Klan Kosova.

    Gruaja e Luan Statovcit, ka deklaruar me insistim se nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur aksioni i bastistjes.,

    Ajo ka pohuar se atë kohë gjendej në punë, ndërsa ka konfirmuar gjithashtu që edhe ajo punon në Ministrinë e Bujqësisë.

    Mes tjerash ajo ka thënë për Klan Kosovën, se paratë e gjetura në shtëpinë e tyre, nuk janë të ryshfetit, por janë mjete të ruajtura nga bizneset që udhëheqin në Prishtinë.

    Veç kësaj ajo ka hedhur poshtë pretendimet dhe raportimet se ajo ka ndihmuar bashkëshortin e saj në fshehjen e mjeteve tashmë të sekuestruara.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!