Kryeministri Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin se është i lumtur që nga dialogu me Serbinë ka hequr përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini dhe tash udhëheqëse është kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Ndërsa ka folur për dialogun me Serbinë, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk pranon Republika Srpska.
“Nuk pranoi kushte prej Serbisë, nëse dikush mendon të kundërtën e mashtron vetën.
Nëse dikush mendon se Kosova jep diçka në këmbim të njohjes është gabim, po e mashtron vetën. Nuk ka asnjë simpati për Dodik Republikë në Ballkan”, ka deklaruar Haradinaj në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa ka folur për Veriun e vendit, kryeministri ka deklaruar se në këtë pjesë zbtohet ligji.
“Çdo pjesë të Veriut organet e rendit e zbatojne ligjin. Nuk muj me shti serbët atje me i ndëgju këngët e Luan Haradinajt e Adem Jasharit, i dëgjojnë të çetnikëve”, ka deklaruar Haradinaj.
Haradinaj mesazh Thaçit për Luginën e Preshevës: Të jemi të kujdesshëm me shqiptarët atje
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.