Mbrëmë rreth orës 22:45, policia i ka arrestuar dy persona të cilët mes vete janë vëllezër.
Ata janë rrahur me grushte dhe mjete të forta, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronën.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bec të Gjakovës.
“Fsh. Bec Gjakovë 27.02.2021 22:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar vëllezër pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka ardhur deri te rrahja me grushte dhe me mjete te forta me që rast kanë pësuar edhe lëndime trupore për te cilat lëndime edhe ju është ofruar tretmani mjekësor”, njofton policia.
Me vendim te prokurorit dy te dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.