Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos kujtoi se si u kritikua kur tha se nuk i pëlqeu mënyra me të cilën Mesut Ozil u pensionua nga Kombëtarja e Gjermanisë.
Ai në një bisedë të drejtpërdrejtë me presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, Kroos zbuloi se si u fye nga tifozët dhe se ai u quajt nazist në lidhje me komentet për Ozilin.
“Pas Kupës së Botës 2018, unë thashë që nuk më pëlqente mënyra se si Mesut Ozil deklaroi se koha e tij me ekipin kombëtar kishte mbaruar; në atë kohë, unë isha një nazist total për shumë njerëz. Bjondi, me sy të kaltër, gjithçka përshtatet në perceptimin e disa njerëzve, ” përmendi Kroos gjatë bisedës së tij me politikanin gjerman, i cili nuk mund ta besonte atë që po dëgjonte. “Por unë arrita ta kapërcej atë,” shtoi lojtari, i prekur dukshëm
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.