×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet Kurti: Po e pres letrën e Konjufcës për formimin e Qeverisë

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 11:46

    Pretendenti për kryeministër, Albin Kurti  ka folur pas emërimit të Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit të Kosovës.


    Kurti ka thënë se pret nga Konjufca që t’ia dërgojë ftesën për formimin e Qeverisë si mandatar i ardhshëm.

    “E kemi Konjufcën kryetar të Kuvendit, pres prej tij të të më sjellë ftesën për formimin e Qeverisë si mandatar i ardhshëm dhe pastaj do t’i ndjekim të gjithë hapat ligjor”, u shpreh Kurti shkurt para mediave.

    Me 69 vota për, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

    Kundër zgjedhjes së Konjufcës në krye të Kuvendit, kanë votuar 33 deputetë, gjersa nuk ka pasur asnjë abstenim.

    Pas zgjedhjes së Konjufcës si kryetar, po vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

    Gjatë ditës së sotme, përpos konsituimit të Kuvendit, pritet të votohet edhe Qeveria Kurti 2. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!