×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti ia dorëzon detyrën e kryeministrit Albin Kurtit në ora 10:00

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 8:46

    Avdullah Hoti sot do të dorëzojë zyrtarisht detyrën e tij të kryeministri i zgjedhur Albin Kurti sipas protokollit shtetëror.


    Pranim- dorëzimi i detyrës, pritet të bëhet në ora 10:00.

    Kështu ka bërë të ditur zyra e kryeministrit në largim, Avdullah Hoti.

    E pikërisht, Hoti mbrëmë ka thënë se ka përgatitur dosjen e plotë me informacionet për punët e kryera gjatë qeverisjes së tij.

    “Nesër (sot) do të dorëzojë detyrën sipas protokollit shtetëror. Kryeministrit të ri i kam përgatitur dosjen e plotë me informacionet për punët që janë në proces’, tha Kurti.

    “Kryeministrit të ri do t’ia dorëzojë informatat e plota për procesin e integrimit europian, për nivelin e zbatimit të MSA’së, për programet IPA që i kemi zhvilluar, për diskutimet që i kemi bërë veç e veç me vendet e Bashkimit Europian në procesin e liberalizimit të vizave”, tha Hoti.

    “Do t’i dorëzojë informatat e plota për procesin e dialogut, si është zhvilluar deri më tash, përgatitjet që janë bërë, ekspertët që kanë qenë të angazhuar, dakordimet e miqve tanë ndërkombëtar”, tha Hoti.

    “Do t’i dorëzoj informatat për marrëveshjen e Uashingtonit”, shtoi Hoti.

    ‘LDK dhe unë nisim një rrugëtim tjetër. Roli jon në mbrojtje dhe zhvillim të shtetit tash do të jetë në opozitë në Kuvendin e Kosovës duke mbikëqyr punën e qeverisë”, tha Hoti.

    Kujtojmë se deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendi të Kosovës dje me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim zgjodhën Qeverinë e re të drejtuar Albin Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!