×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi i reagon Ganimete Musliut: Nuk luftohet Kurti me budallallëqe të tilla rreth gruas e vajzës së tij

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 9:13

    Filozofi Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratave të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut që tha dje se Albin Kurti është kryeministri i parë shqiptar, fëmijët e të cilit nuk flasin shqip.


    Latifi në një shkrim në Facebook ka thënë se edhe Ismail Qemaili e kishte gruan greke e fëmijët e tij flisnin greqisht në fillim.

    I njejti ka përmendur edhe Pandeli Sotirin dhe Hasan Prishtinën.

    Latifi ka thënë se Kurti nuk mund të ‘luftohet’ me një qasje të tillë duke ia përmendur gruan e vajzën e tij.

    Postimi i tij:

    Ismail Qemali e kishte gruan greke dhe fëmijët e tij flisnin greqisht në fillim, por kjo nuk e kishte penguar që ai të vihej në krye të lëvizjes kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

    Pandeli Sotiri ishte i martuar me greke, por kjo nuk e pengoi që ai të bëhej patrioti i parë që hapi shkollën e parë laike shqipe në historinë e kombit shqiptar.

    Hasan Prishtina e kishte gruan ukrainase, por kjo nuk e pengoi që ai të luftonte gjithë jetën e tij për lirinë dhe të drejtat e kombit shqiptar.

    Ka edhe shumë e shumë raste të tilla. Ndërkaq, ka me qindra shembuj të tjerë për shqiptarë që nanë e babë i kanë pasur shqiptarë, por gjithë jetën e tyre u kanë shërby armiqve të kombit shqiptar.

    Ashtu siç sot ka sa e sa zuzarë që gjuhën shqipe dhe shkronjat e saj i përdorin kundër vetë kombit shqiptar. Nuk mund të luftohet Kurti me budallallëqe të tilla rreth gruas e vajzës së tij. Pikë.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!