×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania uron Kurtin: Mund të llogarisni tek ne

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 9:35

    Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka uruar zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër. Ndër të tjera, në urim thuhet se Qeveria e re mund të llogarisë në ndihmën e Gjermanisë.


    “Urojmë Kryeministrin e sapo zgjedhur Albin Kurti dhe Kabinetin e tij si dhe anëtarët e rinj të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Ka probleme urgjente që duhet trajtuar”.

    “Ju mund të llogarisni në miqësinë dhe mbështetjen e Gjermanisë” thuhet në urimin e Ambasadës së Gjermanisë.

    Kujtojmë se Kurti u zgjodh dje kryeministër me 67 vota të deputetëve.

    Ai sot në ora 10:00 do ta marrë zyrtarisht detyrën nga Avdullah Hoti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!