×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti ia dorëzon detyrën e kryeministrit Albin Kurtit

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 10:04

    Kryeministri i zgjedhur i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të ekzekutivit.


    Në parakalimin gjatë ceremonisë zyrtare, Kurti u prit nga kryeministri në largim, Avdullah Hoti, me të cilin u përshëndetën dhe vazhduan drejt hyrjes në objektin e Qeverisë, shkruan Reporteri.net.

    Kryeministria në një njoftim për media ka dhënë detaje për agjendën e Albin Kurtit në ditën e parë si kryeministër në mandatin e dytë.

    Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Ndërsa, pasdite i njëjti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

    I pari i Lëvizjes Vetëvendosjes është zgjedhur të hënën kryeministër i Kosovës me 67 vota pro e 30 kundër të deputetëve të Kuvendit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!