×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushë Kosovë: Djali e rrah babain

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 10:26

    Një burrë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:00 në Fushë Kosovë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!