×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja në Mitrovicë bën për spital burrin pasi e goditi me mjet të fortë, përfundon në pranga

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 10:47

    Në Kosovë janë të shumta rastet e dhunës në familje dhe në të shumtën e tyre viktima janë gratë. Mirëpo, kohëve të fundit ekziston edhe një rritje e rasteve, ku gratë paraqiten si të dyshuara për këto vepra penale.


    Një rasti i tillë është raportuar edhe dy ditë më parë në rrugën “Major Tepica” në Mitrovicën e Veriut.

    Atje një grua ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që dyshohet se me një mjet të fortë ka sulmuar bashkëshortin e saj.

    Mediat raportojnë se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa prokurori ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!