×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes nga COVID-19 një grua shtatzënë në QKUK

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 13:38

    Dy persona të gjinisë femërore, njëra 21 vjeçare si dhe tjetra 41 vjeçare si pasojë e infektimit me coronavirus, sot kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

    Sipas saj, 21 vjeçarja përveç që ishte e prekur me COVID-19 kishte dhe probleme të tjera shoqëruese.

    Ndërsa, 41 vjeçarja siç tha Qyqalla ishte shtatzënë si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    “Zyra për informim e QKUK-së,  ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur  në vitin 2000,  e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga  ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu,  rreth orës 06:35 një grua  shtatzënë,  e lindur  me 1980, e konfirmuar si COVID-19,  ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Qyqalla për Telegrafin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!