Një zyrtar i lartë saudit lëshoi atë që u perceptua të ishte një kërcënim me vdekje kundër hetuesit të pavarur të Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, pas hetimeve për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi.
Në një intervistë me theguardian, raportuesja speciale për vrasjet jashtëgjyqësore tha se një kolege e KB-së e lajmëroi atë në janar të 2020 se një zyrtar i lartë saudit kishte kërcënuar dy herë në një takim me zyrtarë të tjerë të lartë të KB-së në Gjenevë atë muaj se Callamard duhet të ketë “kujdes”.
E pyetur se si u perceptua komenti nga kolegët e saj me qendër në Gjenevë, Callamard tha se “Një kërcënim me vdekje. Kështu u kuptua”.
Callamard, një eksperte franceze e të drejtave të njeriut dhe e cila këtë muaj do të marrë postin e sekretares së përgjithshme e Amnesty International, ishte zyrtarja e parë që hetoi publikisht dhe publikoi një raport të hollësishëm për vrasjen e 2018 të Khashoggit.
Raporti prej 100 faqesh i Callamard, i botuar në qershor të 2019, konkludoi se kishte “prova të besueshme” se princi i kurorës Saudite, Mohammed bin Salman dhe zyrtarë të tjerë të lartë sauditë ishin përgjegjës për vrasjen gjersa vrasjen e quajti si një “krim ndërkombëtar”.