×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Kërcënimi se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 17:58

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu e ka konsideruar shantazh, siç e ka quajtur ajo kërcënimin se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente atëherë vendi shkon në zgjedhje të reja.


    Ajo ka thënë që PDK-ja s’ka përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja.

    Sipas saj ky është obligim i shumicës parlamentare.

    “Partia Demokratike e Kosovës s’ka asnjë përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja. Është obligim i shumicës parlamentare që ti zgjedh Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidentin. Kërcenimi se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh”, ka shkruar ai.

    Shkrimi i plotë i saj:

    Partia Demokratike e Kosovës s’ka asnjë përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja.

    Është obligim i shumicës parlamentare që ti zgjedh Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidentin.

    Kërcenimi se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh.

    Partia demokratike e Kosovës nuk shantazhohet. Shkojmë në zgjedhje kur të doni, ama shumica parlamentare duhet të mbajë përgjegjesi nëse për pazotesine e saj për të ti zgjedhur organet shtetrore vendi shkon në zgjedhje të reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!