Ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ka thënë se arritja e sotme e dozave të para të vaksinave, është vetëm fillimi i fundit të COVID-19 në Kosovë.
Sipas tij, do të ketë edhe kontigjente të tjera të tyre që pritet të pranojë Kosova, javëve dhe muajve në vazhdim.
”Sot mund themi se është fillimi i fundit të COVID-19 në Kosovë”.
”Kampanja e mirë e vaksinimit, mund të krijojë zgjidhje për problemin. Sot Kosova pranoi dorëzimin e 24 mijë dozave të para të vaksinave antiCOVID-19”.
”Më shumë vaksina do të vijnë në javët e ardhshme, në muajt në vazhdim. Komisioni Europian është duke bashkëpunuar edhe më tutje për të siguruar dorëzimin tjetër të vaksinave të radhës muajve në vazhdim”.
”Dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuan për këtë arritje sot, duke përmendur kështu institucionet e Kosovës dhe të tjera përfaqësi të vendit”, ka deklaruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.