Mëngjesin e së martës, rruga ‘Agim Ramadani’ në kryeqytet është bllokuar për qarkullim të veturave dhe të qytetarëve.
Kjo u bë për shkak se Vjosa Osmani sot merr edhe zyrtarisht detyrën e saj si presidente e Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Për shkak të pandemisë që shkakton infeksioni COVID-19, Osmani do ta pranojë detyrën si e para e vendit pa ceremoni shtetërore.
Megjithatë, sot do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së presidentes së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat.
Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës më 4 prill 2021.
Ajo mori 71 vota nga deputetët e Kuvendit. /Reporteri.net