Florent Muslija ka vazhduar me formë të mirë në Bundesliga 2 me Hannoverin.
Reprezentuesi kosovar ka qenë titullar në ndeshjen mes Hannoverit dhe Heidenheim që i takoi mysafirëve me rezultat 1-3.
Ishte ylli nga Kosova që shënoi golin e vetëm për Hannoverin në këtë takim.
Muslija u përkujdes për një gol fantastik në minutën e 55-të, kur realizoi pas një goditje të bukur nga distanca.
Për 22-vjeçarin ky ishte goli i katërt këtë edicion, derisa ka edhe një asistim, transmeton telegrafi.
Vlen të përmendet se në këtë takim për Hannoverin luajti edhe sulmuesi tjetër kosovar, Valmir Sylejmani nga minuta e parë.
Përkundër formës së mirë që po kalojnë dyshja Sylejmani-Muslija, çuditërisht asnjëri e as tjetri nuk u ftuan në ndeshjet e muajit mars nga përzgjedhësi Challandes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.