×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka titullar në vizitën e Arsenalit te skuadra e fundit në Premierligë

    Reporteri
    11 Prill 2021 | 19:29

    Arsenali do të kërkojë të shmangë arritjen e një ecurie prej pesë ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat, kur të përballet me Sheffield Unitedin sonte në Sheffield.


    Takimi i javës së 31-të mes Sheffield Utd dhe Arsenal zhvillohet në orën 20:00 në Bramall Lane, raporton Gazeta Express.

    Skuadra e Mikel Artetës është në kërkim të fitores së parë pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore në të gjitha garat dhe të parës në Premierligës pas barazimit me West Hamin dhe humbjes ndaj Liverpoolit.

    Tetë javë para përfundimit të sezonit, Arsenali veçse i ka humbur shpresat për një vend në top katërshe, sepse ndodhet në pozitën e 11-të me 42 pikë, 13 pikë larg vendit të katër, West Ham.

    Sheffied, i cili edhe pse nuk ka rënë nga liga matematikisht ende, e ka të sigurt një gjë të tillë, sepse është i fundit me vetëm 14 pikë, 18 pikë larg zonës së mbijetesës.

    Formacionet zyrtare:

    Sheffield United:

    Arsenal:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!