Leart Paqarada s’do ta veshë më fanellën e Kosovës, jo derisa Bernard Challandes të jetë në krye të Kombëtares.
Mbrojtësi s’po ka shumë minuta dhe duket se tashmë ka probleme me trajnerin ‘Dardanë’.
Lidhur me këtë, për largimin e tij nga Kosova, ka folur në Klan Kosova vet Bernard Challandes.
“Ai nuk luan për Real Madridin, por për St. Paul dhe kundër Wurzburger, një ekip që nga sezoni i ardhshëm do të luajë në kategorinë e tretë”, u shpreh Challandes.
“Learti ka luajtur lojë të mirë dhe nuk është lojtar i dobtë. Por flasim për shtatorin 2020, ne kishim sukses edhe pa të. Kur luajtëm në shtator, luajti një lojë, në tetor të vitit të kaluar luajti dy lojë. Në nëntor nuk mundi të vinte”.
“Ai vendosi që të mos vinte për Kosovën. Ai vendosi se me këtë trajner nuk do të vi për Kosovën”.
“Është vendimi tij, e respektoj. Ai ka vendosur tashmë. Kam thënë dhe do ta them edhe njëherë qartë, nëse e pranon të luash për Kosovën, duhet ta pranosh rolin në ekip, nëse luan një minutë, 5 minuta apo sidoqoftë. Nëse se pranon këtë situatë që të zëvendësohesh, të luash më pak, është më mirë të thuash nuk vij”, tha Challandes.
“Kololli është njëri prej sulmuesve më të mirë në Zvicër, në dy vitet e fundit, të lutem”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.