Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se meçi i tretë mes Dustin Poirier dhe Conor McGregor do të zhvillohet më 10 korrik në Las Vegas ashtu siç ishte paralajmëruar, megjithëse McGregor kërcënoi ditë më parë se trilogjia nuk do të ndodhte.
Të mërkurën, White shkroi në Twitter se dy rivalët do të përballen në kafaz për herë të tretë brenda tre muajve, transmeton Express.
Let’s settle it in the Octagon… #UFC264: ? @DustinPoirier vs ?? @TheNotoriousMMA 3
Pre-register for tickets: https://t.co/Hy57WJ5MQ3 pic.twitter.com/6VwrQbmqRx
— UFC (@ufc) April 14, 2021
Meçi UFC 264 mes Poirier dhe McGregor do të zhvillohet para 20.000 tifozëve në T-Mobile Arena.
Të hënën, McGregor tronditi kur tha se e kishte anuluar meçin dhe se do ta gjente një kundërshtar tjetër për luftën e 10 korrikut.
Por vetëm dy ditë më vonë, ai e shpërndau njoftimin e White, që nënkupton edhe pajtimin e tij për trilogjinë me Poirier.
Luftëtari irlandez, kampion bote në dy divizioneve të peshave të ndryshme, u rikthye nga pensionimi në janar kur pësoi humbje tronditëse nga Poirier.
McGregor e kishte fituar luftën e parë kundër amerikanit brenda vetëm 106 sekondave në shtator të vitit 2014.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.