×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj për masat anti-Covid: Janë politike e pa asnjë strategji të uljes së rasteve

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 18:44

    Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet i Kuvendit nga radhët LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për masat anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.


    Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto masa janë politike, pa konsultim e pa asnjë strategji të uljes së numrit të të infektuarve.

    “Të ndikuar nga popullizmi i jashtëm e fushatat e Facebook-ut menaxhimi pa motiv e përkushtim me mbikëqyrje selektive, do ta rikthej vendin pas një viti të mundimshëm të menaxhimit të pandemisë, në krizë të ashpër shëndetësore”, shkroi ai në Facebook.

    “Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja.

    Lexojeni e zbatojeni së paku Manualin për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit Covid 19”, tha ai ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!