James Milner ka thënë se Liverpooli ishte dukshëm skuadër më e mirë se Real Madridit të mërkurën mbrëma, megjithëse ndeshja çerekfinale u mbyll baras pa gola dhe bëri që Real Madridi të kalojë në gjysmëfinale falë fitores 3:1 në ndeshjen e parë në shtëpi.
Duke kërkuar të nxjerrë gjëra pozitive nga një rezultat zhgënjyes, mesfushori veteran tha se paraqitja dhe përpjekjet ndaj Madridit do t’iu ndihmojnë të kuqve për ta siguruar një vend në top katërshe në Premierligë, transmeton Express.
Por Milner e pranoi se Liverpooli nuk guxon të vazhdojë të humbë raste të pastra para portës, siç e bëri kundër Madridit.
“Natyrisht se ne ishim ekip më i mirë. Ne bëmë mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen”, tha Milner.
“Paraqitja, intensiteti dhe dëshira ishin të mira. Gjë pozitive nga kjo ndeshje ishte se ne po krijojmë raste”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.