Komiteti spanjoll ka vendosur në arkiv deklaratat e mbrojtësit Gerard Pique, kur u ankua për arbitrat në Spanjë.
Pas një bisedë të gjatë mes kapitenit të Barcelonës, Gerard Pique dhe kanalit të Youtubes, Dj Mario, rastin në rishikim e mori gjykata spanjolle.
“Liga e fundit është më absurdja që kam parë në jetë. Nëse krahasojmë Madridin dhe Barcelonën, ka ndryshim të madh”, ishte ankuar Pique.
Madrid ia doli të fitojë La Liga-n edhe pse akuzohej në fund të edicionit shkaku i penalltive të dyshimtë.
Spanjolli pos kësaj, u shpreh se 85 për qind të arbitrave janë tifozë të Real Madridit. “Si mund të mos brohorasin për Real Madridin? Edhe pse është e pandërgjegjshme”, kishte shtuar pyetje ai.
Andaj, ishte hapur ankesë kundër tij, por lojtari ka shpëtuar pa pësuar ndonjë dënim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.