Dita e Loriana Kukës, synohet një tjetër medalje për Kosovën nga Kampionati Evropian i xhudos.
Sot është dita e tretë e Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Ekipi kosovar i xhudos i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka po tregon suksese të jashtëzakonshme pasi në dy ditët e para fituan dy të arta dhe një të bronztë duke e udhëhequr renditjen e përgjithshme.
Në ditën e parë, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, kurse Nora Gjakova mori të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
Dje shkëlqeu edhe Akil Gjakova që fitoi të artën në kategorinë deri në 73 kilogramë, teksa Laura Fazliu humbi në duelin për medalje të bronztë.
Deri tash kemi dy kampionë evrope, ndërsa Loriana Kuka mund ta kompletojë het-trikun e medaljeve të arta sot.
Ajo ndeshet në kategorinë deri në 78 kilogramë, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.
Në të dytin, Kuka do të ketë punë me xhudisten ukrainase, Anastasiya Turchyn.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.