Baseli i ka shënuar tre gola ndaj Servette, në pjesën e parë në ndeshjen e xhiros së 29-të të Superligës së Zvicrës.
Goli i dyte ishte i projektuar nga dyshja shqiptare, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami.
I ndodhur në zonën e skuadrës së Servette, anësori i Kosovës asistoi me thembër te sulmuesi që e ka përfaqësuar Zvicrën dhe ai shënoi.
Dy golat e tjerë i shënuan, Fabian Frei (2’) nga penalltia dhe Ricky van Wolfswinkel (9’) nga loja e hapur.