×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri në Lipjan sulmon gruan me një mjet të fortë

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 8:37
    Ilustrim

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Lipjan, meqenëse i njëjti dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten e tij me një mjet të fortë.


    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Lipjan 21.04.2021 – 18:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me një mjet të fortë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.”, thuhet në raport.

    Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!