Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos sigurimin e vaksinave anti-COVID.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës më shumë i ka dhënë prioritet mbështetjes së kandidatëve të saj për deputet në Shqipëri, duke i lënë në dorë të dytë qytetarët e vendit që po përballen me pandeminë.
“Qytetarët me të drejtë pyesin pse nuk ka vaksina. Qeveria në vend që të sigurojë vaksina, u zgjodh te merret me politikë, kurse kandidatët për deputet në Shqipëri ishin prioritet, kurse qytetarët e Kosovës u trajtuan si qytetarë të rendit të dytë”, tha Haxhiu në seancën plenare shkruan Reporteri.net.
Ai tha se kërkesa e tij për Qeverinë të kthen vëmendjen në Kosovë, pasi virusi po vret çdo ditë qytetarët.
“Çdo ditë e humbur në vaksinim është humbje e jetës së qytetarëve tanë”, tha Haxhiu. /Reporteri.net/.