Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ua ka çuar një porosi liderëve të Ballkanit që fatin e të pagjeturve të mos mbajnë peng të politikës së tyre.
Kosnett ka thënë se e vlerëson përparimin e fundit në lidhje me këtë çështje.
Në këtë Ditë Kombëtare të Personave të Zhdukur, ne vlerësojmë përparimin e fundit në nivelin e punës. Por, pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungon përgjigja për të dashurit e tyre. Për të gjithë udhëheqësit politikë të rajonit: fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës”, shkroi ambasadori amerikan.
On this National Day of Missing Persons, we commend recent working-level progress. But, after over two decades, families still lack answers and closure about their loved ones. To all the region’s political leaders: the fate of the missing should not be hostage to politics.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 27, 2021
Në lidhje me këtë temë, Kryeministri i Kosovës sot tha se gjenocidi në Kosovë është e vërteta e Serbisë dhe për hir të kësaj të vërtete, Kurti tha se duhet bërë bashkë të gjithë e duhet kërkuar përgjegjësi nga shteti serb.
Por, Kurti ka refuzuar të deklarohet para gazetarëve nëse për të pagjeturit do të diskutojë në vizitën që do ta fillojë sot në Bruksel, ku do të takohet me liderët e institucioneve të BE-së.