Sfida mes Ballkanit dhe Llapit ka përfunduar mes rrahjeve, polemikave dhe me tre kartonë të kuq.
Vendasit arritën një fitore të madhe, 1-0, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit në Superligë.
Trajneri, Ismet Munishi, ka reaguar me atë që po ndodh në futbollin kosovar.
Munishi, përmes një postimi në Facebook, duket se iu drejtua futbollistëve që i njeh shumë mirë.
Ai kërkoi në përgjithësi nga futbollistët që të ruajnë qetësinë pa marr parasysh rrethanat dhe të sillen si profesionist të vërtetë, derisa për kryesitë e skuadrave, që u përfshin shumë edhe fizikisht në këtë përballje, Munishi tha: “90 % nga ju ,kshillonu me psikologun keni nevojë”, raporton Gazeta Express.
Postimi i Munishit në Facebook pa ndërhyrje:
“Futbollistët i këshilloj që të ruajnë nervat keto 5 gjiro të fundit.
Nuk dihet kush ku do të luaj dhe kush me kend behet koleg vitin tjeter.
Mos bini pre e tensioneve mos bini pre e mentalitetit të ulët të fubollit tonë.
Ruani nervat, luni fort silluni si profesionist të vërtet .
Mos u ndikoni nga niveli ulët i sportivitetit që kemi si ligë e si futboll ne përgjithsi .
Ju njoh të gjithve jeni djem të mirë nuk ju ka hije kjo .
Fjala Sport do të thot shokë, andaj mbajeni mend parimin bazë të sportit Futbollit.
Ndersa ju kryesi të dashura të klubeve 90 % nga ju ,kshillonu me psikologun keni nevoj”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.