Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ku një këmbësorë mbeti i vdekur.
Si pasojë e një aksidenti në trafik mes dy veturave, lëndime për vdekje ka marrë një këmbësor.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrogor janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksidenti”, ka thënë ajo.
Më poshtë keni pamjet nga aksidenti.