×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu do të jetë moti sot

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 7:12

    Prishtina Weather njofton se sot ditën e Bajramit mund të ketë reshje shiu, kurse pasdite pritet kthjellim i motit.


    Njoftimi:

    13.05 – Paradite vransira e mundësi për riga lokale shiu. Ditën me erë, e vransirat shpërndahen, ku më vonë do të ketë edhe kthjellime.

    14.05 – Kryesisht me diell dhe me erë gjatë ditës. Pasdite përreth relieveve malore zhvillime të vransirave lokale.

    15.05 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

    16.05 – Vransira dhe intervale me diell. Ditën priten edhe reshje lokale shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima.

    17.05 – Pjesërisht vranët e pa të reshura.

    Temperaturat me tendencë të rënies edhe përgjatë fundjavës. Minimalet luhaten nga 6C deri 8C, e maksimalet zbresin në 19C deri në 16C ditën e shtunë. Të hënën rriten deri në 13C.

    Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga 8C deri 17m/s, e në fundjavë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe perëndimi 3-11m/s.

    Shtypja atmosferike do të mbetet paksa e ulët nën vlera normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!