×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Integrimi në BE dhe NATO është synim i yni strategjik

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 21:11

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka takuar presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.


    Osmani pas takimit me homologun e tij tha se ka koordinim të plotë mes institucioneve lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

    Kurse, përmes një postimi në Facebook, tani Osmani ka shpërndarë disa fotografi së bashku me Pahor.

    Ajo tutje u shpreh se Kosova dhe Sllovenia kanë raporte të shkëlqyeshme të cilat synojmë t’i përforcojmë edhe më tej.

    “Kosova dhe Sllovenia kanë raporte të shkëlqyeshme të cilat synojmë t’i përforcojmë edhe më tej. Integrimi në BE dhe NATO është synim i yni strategjik dhe mirëpresim mbështetjen e Sllovenisë në këtë drejtim”, shkroi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!