×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Nëse bëhem kryetar i Prishtinës, nuk do t’i lejoj personat nën 18-vjeç të futen në lokalet ku konsumohet alkooli

    Reporteri
    15 Maj 2021 | 22:28
    Ish-deputeti, Daut Haradinaj

    Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Daut Haradinaj, njëherësh edhe kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e kësaj partie në zgjedhjet lokale të 2021’ës, ka deklaruar se personat nën moshën 18-vjeçare nuk do lejohen aty ku konsumohet alkooli.


    “Nëse Daut Haradinaj bëhet kryetar i kryeqytetit, personat nën 18 vjeç në asnjë lokal ku konsumohet alkooli nuk guxon me hy”, ka thënë ai në Kanal 10.

    Ndër të tjera, ai ka folur edhe për Pallatin e Rinisë, për të cilën konsideron se është degjeneruar përgjatë viteve.

    “Në bazë të një masterplani të cilin jam duke e shqyrtuar, në realizimin e projektit për 12 muaj mund të kthehet në përdorim”, ka thënë ai, duke folur për Pallatin e Rinisë.

    “U bënë 21 vite që jetoj në kryeqytet, ka shumë dobësi dhe në të njejtën kohë jam i bindur që mundem të bëjnë më shumë dhe më mirë për Prishtinën”, deklaroi ndër të tjera ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!