Një person është vetëplagosur me armë zjarri sot rreth orës 10:30 në Komoran të Drenasit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në mjekimin ambulantor në Komoran të Drenasit, një person ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës së marrë nga arma e zjarrit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë Borovci.
“Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se viktima është vetë-plagosur me armë zjarri nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar. Ndaj të njëjtit po vijon trajtimi mjekësor në QKUK Prishtinë”, ka thënë ai./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.