×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhafer Tahiri: Komuna e Vushtrrisë jep 5 mijë euro shpërblim për qytetarët që raportojnë rastet e korrupsionit

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 20:21

    Kreu i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se komuna që udhëheq jep shpërblime në para për qytetarët që lajmërojnë rastet e mundshme të korrupsionit në këtë komunë.


    “Ne si komunë e kemi një shpërblim prej 5 mijë euro për qytetarët që lajmërojnë rastet për korrupsion, por ende nuk kemi pas raportime të tilla”, ka thënë Tahiri në REPORTERI n’Komunë.

    Ai më tej ka thënë se janë të gatshëm të trajtojnë çdo raportim, por shton se komuna që drejton ka administratën transparente.

    “Koha mesatare për me ofru një shërbim nuk është më shumë se 5 minuta e pritjes”, ka pohuar ai.

    Tahiri ka thënë se në komunën e Vushtrrisë nuk ka drejtor me aktakuzë, dhe nëse do ketë një të tillë do të lirohet nga përgjegjësia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!