×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Kur jam ardh kryetar, infermieret në fshatra kanë ça dru vet dhe i kanë ndezur stufat

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 20:31

    Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se nga koha kur ka marrë drejtimin e komunës ka bërë investime të mëdha në shëndetësi dhe ka rritur për 85% buxhetin.


    Ai ka thënë se ka renovuar Qendrat e Mjekësisë Familjare, kurse shton se para se të zgjedhej kryetar gjendja nuk ka qenë e mire.

    “Kur kam ardh unë kryetar komune, infermierët kanë ça dru vet dhe kanë nxehur stufat gjatë dimrit për t’u ngrohur. Tani në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatra kanë edhe ngrohje qendrore dhe janë të renovuara, kemi kushte të njëjta si në qytet, ashtu edhe në fshat”, ka thënë Tahiri në intervistën REPORTERI n’Komunë.

    Ai ndërsa ka folur për pandeminë ka thënë se Vushtrria ka qenë ndër komunat më të prekura, dhe se mjekët dhe infermierët janë heronj të pandemisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!