Ditë më parë ka humbur jetën Arbijoni. 5 vjeçari nga Mitrovica jetonte në Finlandë.
Prindërit e të ndjerit ishin të ftuar në emisionin “N’Kosovë Show” për të rrëfyer se djali i tyre ishte shumë i veçantë.
Arbioni vdiq pas një lufte dy vjeçare me një sëmundje të rëndë. Nëna e tij thotë se fatkeqësia e tyre nisi pasi djali i ishte rrëzuar në çerdhe kur ishte tre vjeç.
“Jemi befasuar sepse ai ishte një fëmijë i shëndetshëm”, tha nëna e tij.
“Krejt sëmundjen që e ka pas e kerkush s’ka mujt me dëgju atë fëmijë duke qarë”, shpjegoi ajo.
Fëmija u varros në vendlindje derisa atë ditë, sipas prindërve, në qiellin e këtij qyteti u formua shkronja “A”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.