Stacioni Policor në Deçan, me datë 14.05.2021, pas një pune operativo-hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar, për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje”.
Personat e arrestuar me inicialet F.I., i lindur me 1992 dhe L.L., i lindur me 1999 që nga data 08.05.2021 e deri me datë 10.05.2021, dyshohet se kanë vjedhur ne disa lokacione ne komunën e Deçanit.
“Të dyshuarit gjatë intervistimit nga hetuesit kanë pranuar se kanë kryer edhe disa vepra të tjera penale te vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Deçan.”
Tutje, Policia njofton se në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, disa nga sendet e vjedhura janë sekuestruar si dëshmi materiale.”
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.