Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë pasi i njëjti është takuar me viktimën femër kosovare e mitur dhe dyshohet se e ka dhunuar atë.
Siç njofton Policia, viktima mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale, kurse prokurori i shtetit ka rekomanduar që viktima të dërgohet për ekzaminim mjekësor .
Tutje, është bërë e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
DHUNIM/Podujevë, 16.05.2021 – 00:05. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti është takuar me viktimën femër kosovare e mitur. Viktima mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima të dërgohet për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.