Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me liderët e opozitës për politikën e jashtme, me theks të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti tha se pjesa më e madhe e punës së tij është në zhbërjen e dëmit, që sipas tij, i ka shkaktuar opozita, si fusnota e asociacioni.
“Pjesa më e madhe e punës dhe energjisë time është në zhbërjen e dëmit që e keni shkaktuar ju, si asociacioni, fusnota, hapja e çështjes së statusit, kërcënimet për ndryshime territoriale. Nëse i keni rënë pishman për shumë marrëveshje, e me sa ju kam dëgjuar shpresoj që po, ejani të punojmë së bashku që t’i përmirësojmë”, tha Kurti në seancë.
“Tash kemi Qeveri e cila nuk sjell marrëveshje të dëmshme por është e angazhuar në zhbërjen e tyre, karshi Serbisë duhet të jemi të bashkuar në parim dhe qëndrim”, përfundoi kreu i ekzekutivit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.