Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi e ka quajtur Qeverinë Kurti 2 pa ide.
Ai në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për Programin Qeverisës shtoi se ky dokument dëshmon se kryeministri, Albin Kurti nuk është i gatshëm për të qeverisur me vendin.
“Ajo qe po shohim tash e tre muaj dëshmon vetëm një fillim pa ide. Seanca e jashtëzakonshme për programin qeverisës praktike kjo që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, gara për qeverisje përfundon, por ne s’po shohim qeverisje sipas modelit”.
“Programi dëshmon se nuk jeni të gatshëm për të qeverisur kur shihet se si e keni ndërtuar këtë program, po shohim paaftësi në procesin e vaksinimit të qytetarëve”, tha ai në Kuvend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.