Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar qeverinë për programin qeverisës të propozuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ky program është mision i pamundur.
Përndryshe Kadrijaj ka pyetur qeverinë nëse do ta kushtëzojë dialogun me Serbinë me të pagjeturit e luftës së fundit, ndërsa ajo ka thënë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë për qytetarët.
“Liberalizimi i vizave duhet të ndodh pa asnjë kontension. Nuk duhet të lejohet që Serbia të merr statusin e vendit kandidat, ndërsa Kosova të mos ketë as liberalizimin e vizave. A do t’i rishqyrtoni marrëveshjet e arritura në Bruksel? A do të kushtëzoni dialogun me të pagjeturit, personat e zhdukur se me këtë keni bërë popullizëm”, ka shtuar ajo.
Ndërsa, sa i përket programit qeverisës ajo ka thënë se realizimi i këtij programi me 2 miliard euro buxhet është vetëm buqetë dëshirash.
“Programi i prezantuar le për të dëshiruar. Plan e program qeverisës premtues që do të mbetet në letër, nuk keni as plan konkret se si do të realizohen këto. Tani jeni në qeveri përvishuni punës saktë e korrekt se sa për program mund të themi se është mision i pamundur sepse Kosova ka vetëm 2 miliard buxhet e kjo është vetëm buqetë dëshirash”, ka deklaruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.