×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj: Kurti nuk ka kapacitet me mashtru PDK-në e as mua

    Reporteri
    17 Maj 2021 | 23:24

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin Albin Kurti, por se ky i fundit nuk mund t’i mashtrojë.


    “Jam i gatshëm me Kurtin me diskutu. Ai s’ka kapacitet me mashtru as mua, as PDK-në për tema të caktuara politike”, tha Hoxhaj në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej shtoi se Kurti nuk ka ide se si duket shteti dhe qeverisja me kapacitetin që ka PDK-ja.

    “Nëse ai (Kurti) do me i shërbyer shtetit të Kosovës jemi të gatshëm të takohemi me secilin, por duhet të jetë parimor dhe a e ka përnime apo jo që ta shtyejë temën e dialogut”, tha Hoxhaj.

    Tutje shtoi, se Kurti duhet të sqarojë raportin me dialogun, nëse dëshiron ta përmbyllë këtë process. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!