Drejtoresha e shkollës fillore ‘Faik Konica’ në Prishtinë, ka njoftuar policinë se është kërcënuar në rrjetet sociale, disa ditë pasi një sulm seksual ndodhi në oborrin e kësaj shkolle.
Para disa ditësh u publikua një video ku një nxënës i mitur, për të cilën u tha se ishte në klasë të shtatë, u pa duke sulmuar seksualisht një vajzë të vogël 5 vjeçare.
Për këtë i kërcënuar ishte edhe djali i cili shihet në video. Ai nën praninë e nënës së tij njoftoi gjithashtu policinë se po merr kërcënime në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
“Rr. Jonuz Zejnullahu , Prishtinë 17.05.2021-17:00. Viktima mashkull kosovar i moshës (i mitur), në prezencën e nënës së tij ka njoftuar se është duke mare mesazhe kërcënuese në rrjete sociale”, njofton policia.
Përveç djalit, drejtoresha e kësaj shkolle ka marrë gjithashtu kërcënime, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“F. Kosovë 17.05.2021-15:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur për viktimën. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.