Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman ka kërkuar falje për fushatën e bombardimit mbi Serbinë nga ana e forcave të NATO-s në vitin 1999, akti i cili i solli fund luftës në Jugosllavi dhe i hapi rrugën e pavarësisë së Kosovës.
Presidenti çek e ka bërë këtë koment gjatë takimit të tij në Pragë me homologun e tij serb, Alexander Vuçiç.
“Akti (bombardimet) tregoi mungeso kurajoje. Ju lutem për falje me qëllim që të zgjidh traumat e mia afatgjata, sepse të kërkosh falje është çliruese.”- ka thënë 76-vjeçari Zeman, shkruan REL.
Presidenti Vuçiç në përgjigje të faljes ka thënë se populli serb do i jetë përjetë mirënjohës Zeman pasi ai tha “atë gjë që nuk është thënë kurrë më parë.”
Zeman ka qenë kryeministri i Çekisë përgjatë periudhës së luftës në ish-Jugosllavi mes viteve 1998-2002 dhe përgjatë kësaj kohe është njohur për afërsinë e tij me Rusinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.