×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajrulla Çeku i dërgon letër organizatës që nominoi Manastirin e Deçanit për listën e monumenteve të rrezikuara të Evropës

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 20:34

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i është drejtuar me letër organizatës “Future for Religious Heritage” (shq: E ardhmja për trashëgiminë fetare) e cila kishte nominuar Manastirin e Deçanit për listën e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë” të Europa Nostra. 


    Në letër, Çeku liston pyetjet që ka ai dhe i gjithë shteti i Kosovës në lidhje me vendimin e tyre për ta nominuar njërin prej monumenteve më të sigurta në Evropë në listën e më të rrezikuarave.

    “Si organizatë nominuese, ju ftojmë që publikisht të na tregoni burimet e konstatimeve tuaja dhe të na sqaroni disa detaje të rëndësishme të tekstit të nominimit”, thuhet në fillim të letrës ku kërkohet që kjo organizatë tu përgjigjet një liste pyetjesh.

    Letra e plotë:

    Të nderuar,

    Organizata juaj ka nominuar Manastirin e Deçanit për programin “Shtatë monumentet më të rrezikuara në Evropë” të Europa Nostra. Pas shqyrtimit nga paneli përkatës, Manastiri i Deçanit, ne besojmë, padrejtësisht është përfshirë në listën finale. Një nga të metat kryesore e këtij vendimi të gabuar është faza e nominimit, përkatësisht përmbajtja, argumentet dhe faktet e tekstit të nominimit.

    Si organizatë nominuese, ju ftojmë që publikisht të na tregoni burimet e konstatimeve tuaja dhe të na sqaroni disa detaje të rëndësishme të tekstit të nominimit. Konkretisht, ju ftojmë t’i jepni përgjigje pyetjeve në vijim:

    – Cili ka qenë burimi i informacionit për sulmin e pretenduar të organizatës terroriste ISIS në Manastirin e Deçanit?

    – Kujt saktësisht i referoheni kur përmendni termin “ekstremistë lokalë” dhe në raportet e cilave institucione të sigurisë jeni bazuar në lidhje me katër sulmet e pretenduara?

    – Cili ka qenë burimi i informacionit për konstatimin tuaj se në afërsi të dyerve të manastirit planifikohet ndërtimi i një autostrade të madhe ndërkombëtare?

    – A jeni në dijeni për marrëveshjen e arritur vitin e kaluar mes palëve (përfshi klerin ortodoks) në lidhje me rrugën, e cila as nuk ka qenë e menduar si autostradë dhe as nuk është ndërtuar?

    – Cilat janë burimet e tjera mbi të cilat e  keni ndërtuar argumentin tuaj për të nominuar Manastirin e Deçanit?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!